Vendosin bashkëpunim Rrjeti i Biznesve Shqiptare në Zvicër dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani

February 6, 2016 / Comments (0)

Ngjarjet

Dyseldorf, me 6 shkurt 2016

Një delegacion nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër i kryesuar nga kryetari Naser Mustafa, Sekretari i Përgjithshëm, Skender Thaqi dhe anëtari i kryesisë Agim Ramosaj, kanë qëndruar në Dyseldorf të Gjermanisë ku janë takuar me drejtuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, të udhëhequr nga kryetari Nazmi Viqa.

Gjatë kësaj vizite është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi midis UBSHGJ-së dhe RRBSHZ-së, ku parashihet një bashkëpunim i ngushtë midis dy rrjeteve të biznesit, por edhe shkëmbimin e përvojave të mira.

Delegacioni i RRBSH-së në vizitën dyditore në Dyseldorf gjithashtu kanë realizuar takim me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në këtë rajon.

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër falënderon kryesinë e në veçanti kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, z. Nazmi Viqën për pritjen vëllazërore gjatë qëndrimit tonë në Gjermani dhe nënkryetarin e parë të UBSHGJ-së, Gani Nuha për tërë organizimin e realizimit të vizitës në Dyseldorf.

Leave a Reply

Free WordPress Themes, Free Android Games