Historiku

Viteve të fundit në Diasporë, e sidomos në Zvicër janë themeluar shumë kompani të fuqishme nga afaristë shqiptarë. Sukseset dhe arritjet e kompanive dhe bizneseve shqiptare janë evidente dhe për mburrje. Unifikimi dhe fuqizimi në një shoqatë të përbashkët ishte i domosdoshëm, qoftë për vetë kompanitë si dhe për komunitetin shqiptarë në Zvicër.
Diaspora shqiptare gjithmonë ka pasur veprimtarë dhe ideatorë të projekteve të mëdha në të mirë të kombit. Për herë të parë shqiptarët e Zvicres themeluan një institucion tejet të rëndësishëm: Rrejtin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, një urë mes bizneseve në diasporë dhe vendlindjes.
Në vitin 2012, Skender Thaçi si ideator i projektit për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër bashkërisht me Naser Mustafën, të ndihmuar dhe përkrahur edhe nga Nazmi Jakurti filluan punën, bën përgatitjet një vjeçare dhe unifikuan bizneset shqiptare në Diasporë.
Me datë 9 Mars të vitit 2013 në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë u vendosen themelet e Rrejtit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ku u zgjodh edhe kryesia e RRBSHZ-së. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër si një ide fisnike me interes ekonomik kombëtar, shërbeu edhe si model për Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, ku më pas u krijuan Rrjete të Bizneseve Shqiptare në të gjitha vendet botës ku veprojnë shqiptarët.
Falë interesit, vullnetit dhe përkushtimit të Ministrisë së Diasporës së Kosovës dhe gatishmërisë reciproke të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, në dhjetor të vitit 2014 u themelua edhe Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ku u zgjodh edhe kryesia e këtij Unioni.
Përbëhen ne fillim prej 16 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit, udhëheqej ne fillim nga z.Fehmi Fetahi, prej prillit 2015 nga z.Naser Mustafa e nga Prilli i 2017-t nga Qamil Isufi.Përbëhet prej ​13 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit.

Vizioni, Misioni e Strategjia

Vizioni
RRBSHZ synon të mbajë kursin e një organizate gjithëpërfshirëse e urëlidhëse në mes bizneseve të shqiptarëve në Zvicër, atyre vendore e më gjerë.

Qëllimet
Misioni i RRBSHZ është të ndihmon zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik në vendet amë, njëkohësisht të rritë performancën e rentabilitetin e secilës firmë shqiptare brenda ose jashte vendit.  Nxitë interesin e jashtëm për investime në vendet Amë duke garantuar transparencën, ligjshmërinë dhe llogaridhënien e të bërit biznes.

Strategjia
Të punoj ngushtë me Unionin e bizneseve të diasporës.

Të bashkëpunoj me organizata/ firma relevante brenda e jashtë vendit.

Të organizoj takime B2B me homologët/ bizneset brenda e jashtë vendit.

Të nxitë, promovoj trajnimin e afaristëve të ri nga vendet amë në diasporë.

Të ndërtoj një program, mekanizëm për “brain gain” nga diaspora.

Të punoj ngushtë me institucionet vendore në krijimin e politikave favorizuese për investitorë.

Të lansoj një program praktik për të rinjët nga vendet amë në Zvicër dhe anasjelltas.

Të përgatis një program për kredi, projektide dobiprurëse nga diaspora për investime.

Free WordPress Themes, Free Android Games